BallinaLAJMEMaqedoniKryeministri Mickoski në vizitë zyrtare në Vjenë: Përforcim i bashkëpunimit politik dhe...

Kryeministri Mickoski në vizitë zyrtare në Vjenë: Përforcim i bashkëpunimit politik dhe ekonomik me Austrinë

Kryeministri Hristijan Mickoski, së bashku me një delegacion qeveritar, po qëndron për një vizitë zyrtare politike dhe ekonomike në Vjenë të Republikës së Austrisë.

​Në kuadër të kësaj vizite, kryeministri Mickoski do të zhvillojë një takim me kancelarin e Republikës së Austrisë, Christian Stocker, ku do të bisedohet për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe për çështje të rëndësishme dhe aktuale që lidhen me Evropën dhe rajonin.

​Pas takimit, kryeministri dhe kancelari austriak do të mbajnë fjalim në një forum biznesi përpara përfaqësuesve të shoqatave ekonomike të të dyja shteteve. Në këtë forum do të riafirmohet bashkëpunimi i shkëlqyer ekonomik dhe do të prezantohen mundësitë për investime të reja dhe thellimin e marrëdhënieve mes kompanive austriake dhe maqedonase.

​Në përbërje të delegacionit qeveritar janë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, si dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha.

Lajme te lidhura

spot_img