BallinaLAJMEMaqedoniPjesë të Studeniçanit dhe Karposhit sot pa energji elektrike

Pjesë të Studeniçanit dhe Karposhit sot pa energji elektrike

EVN Macedonia AD njofton se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të planifikuara të furnizimit me energji elektrike në disa zona, për shkak të realizimit të punimeve teknike në rrjetin elektroenergjetik.

Sipas njoftimit:

-Në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 15:30, pa energji elektrike do të jenë përdoruesit nga fshati Morani dhe vendbanimi i fundjavës Morani, në Komunën e Studeniçanit.

-Në periudhën nga ora 08:30 deri në ora 15:00, ndërprerje do të kenë përdoruesit nga Rruga 1506 dhe Rruga 1550 në Momin Potok, si dhe objektet Elektrodomont, Stil Železo dhe Evropa 92, në Komunën e Karposhit.

-Ndërkaq, nga ora 09:00 deri në ora 13:00, pa energji elektrike do të jenë përdoruesit nga rruga “Ivan Agovski”, po ashtu në Komunën e Karposhit.

Nga EVN apelojnë te qytetarët për mirëkuptim, duke theksuar se ndërprerjet janë të domosdoshme për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike.

Lajme te lidhura

spot_img