BallinaLAJMEMaqedoniFehmi Stafa pranon fajin, do te dënohet me 15 muaj burg

Fehmi Stafa pranon fajin, do te dënohet me 15 muaj burg

Nga Prokuroria për Alsat konfirmojnë se Stafa e ka pranuar fajësinë për marrje të ryshfetit.
Sipas hetimit të Prokurorisë, prej tetorit deri më 13 dhjetor të vitit 2025 Stafa ka pranuar gjithsej 50 mijë euro që të ndërmjetësojë te gjykatësi i Apelit Gjoko Ristov. Fillimisht, Stafa ka kërkuar 100 mijë euro për shërbimin. Fillimisht ka marrë 30 mijë euro nga motra e të dyshuarit, ndërsa Stafa ka kërkuar më pas edhe 20 mijë euro të tjera për ta korruptuar gjyqtarin. Sapo i janë dorëzuar 20 mijë eurot, Stafa është arrestuar nga zyrtarët policorë, gjatë së cilës i janë gjetur paratë dhe i janë marrë.

Lajme te lidhura

spot_img