Samiti i Diasporës që mbahet në Shqipëri këto ditë ka shërbyer si platformë e rëndësishme bashkimi për figura kyçe të politikës shqiptare nga rajoni. Në këtë mbledhje të nivelit të lartë marin pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, duke dëshmuar rëndësinë e bashkëpunimit mbarëkombëtar. Mes të pranishmëve spikatën emra të njohur të politikës shqiptare si Ali Ahmeti, Glauk Konjufca, Dritan Abazoviq, Fatmir Limani dhe Afrim Gashi. Krahas tyre, në samit marin pjesë edhe deputetë, ministra dhe kryetarë komunash nga vende të ndryshme, duke e bërë këtë ngjarje një pikë takimi të rëndësishme për koordinim dhe dialog.
Fokusi kryesor i samitit është roli i diasporës shqiptare në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe politik të vendeve të origjinës, si dhe forcimi i lidhjeve mes shqiptarëve kudo që ndodhen. Ky samit konsiderohet hap i rëndësishëm drejt forcimit të unitetit dhe bashkëpunimit ndërshqiptar, duke dërguar një mesazh të qartë për rëndësinë e koordinimit politik dhe institucional në funksion të interesave të përbashkëta kombëtare.



