BallinaLAJMEKongresi i VLEN-it, Kasami: Shqyrtohet 9 Maji, Dita e Evropës si një...

Kongresi i VLEN-it, Kasami: Shqyrtohet 9 Maji, Dita e Evropës si një nga opsionet

Njëri nga liderët e VLEN, Bilall Kasami në intervistën për Alsat-M ka thënë se
shqyrtohet si një nga opsionet që VLEN më 9 maj, Ditën e Evropës ta mbajë Kongresin
e parë.

“Besoj në bazë të dakordimit është bërë grupi I punës ku do të bisedohet për
platformën, programin, statutin dhe gjithë atë që do të jetë VLEN si një subjekt. Është
prilli, maji si opsion I Kongresit të parë të VLEN-it, pra një nga opsionet është 9 Maji,
Dita e Evropës që të mbahet Kongresi I parë”, ka thënë Kasami, duke shtuar se fokusi
është Evropa dhe do mbetet e tillë, jo vetëm e VLEN-it, por edhe VMRO-së dhe partive
tjera.

Lidhur me rikonstruimin e qeverisë, Kasami tha se atë që e ka thënë kryeministri në
vazhdimësi, është një marrëveshje mes VMRO, VLEN dhe ZNAM dhe sigurisht do të
jetë I bazuar në një marrëveshje të re se cilat dikastere do të zëvendësohen.

“Që do të thotë se propozimet e ministrave se kush do të përfshihet do ta bëjnë përsëri
subjektet dhe koalicionet që kanë propozuar ato ministra. Në rikonstruim do të kërkojmë
disa ndryshime”, ka thënë Kasami.
Sipas tij, është e mundur edhe ndryshimi I dikastereve edhe brenda VLEN edhe me
partitë tjera.

“Jemi të hapur edhe për këto biseda”, ka thënë Kasami.

Lajme te lidhura

spot_img