BallinaLAJMEUji në Shkup është i sigurt për t'u pirë

Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë

Uji në territorin e Shkupit është cilësor dhe i sigurt për t’u pirë, kumtuan në mëngjes nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”- Shkup.

Ndërmarrja publike publikoi raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e Kontrollit Sanitar.

“Sektori për Kontroll Sanitar në periudhën nga 23 deri më 27 mars mori 186 mostra për analiza fiziko-kimike për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 42 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm, informojnë nga Ndërmarrja Publike.

Lajme te lidhura

spot_img