BallinaLAJMEBOTAMinistri izraelit i Mbrojtjes konfirmoi se Larixhani është vrarë në një sulm...

Ministri izraelit i Mbrojtjes konfirmoi se Larixhani është vrarë në një sulm ajror izraelit

Funksionari i lartë iranian Ali Larixhani është vrarë mbrëmë në një sulm ajror izraelit në Iran, kumtoi sot ministri i Mbrojtjes, Izrael Kac.

IDF konfirmoi se cak i sulmit ka qenë Larixhani, i cili e ka kryer funksionin sekretar i Këshillit kombëtar për siguri të Iranit.

Ndërkohë, IDF-ja kumtoi se në një sulm tjetër është vrarë edhe komandanti i forcave paramilitare, Golamreza Solejmani.

“Larixhani dhe komandanti i Besixhit janë vrarë gjatë natës dhe iu bashkangjitën shefit të programit për shkatërrim, Hamnei dhe të gjithë anëtarëve të eliminuar të boshtit të së keqes, në thellësitë e ferrit”, deklaroi Kac gjatë vlerësimit në mëngjes të gjendjes së sigurisë.

Lajme te lidhura

spot_img