BallinaLAJMEReshjet intensive përmbytin fshatrat Bukoviç, Arnaqi dhe Semenisht të Sarajit

Reshjet intensive përmbytin fshatrat Bukoviç, Arnaqi dhe Semenisht të Sarajit

Fshatrat Bukoviç, Arnaqi dhe Semenisht të komunës së Sarajit janë përfshirë nga përmbytje si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë goditur zonën gjatë orëve të fundit, raporton Zyrtare.net

Nga pamjet e siguruara nga terreni, shihen rrugë të mbuluara nga uji dhe sipërfaqe të gjera fushash të përmbytura, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve dhe qarkullimin nëpër këto vendbanime rurale.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare nëse përmbytjet kanë shkaktuar dëme në amvisëri apo objekte të tjera, ndërsa pritet vlerësimi i situatës nga autoritetet kompetente në terren.

Lajme te lidhura

spot_img