BallinaLAJMESulejmani: Provimi i jurisprudencës, faj i pushtetit të kaluar

Sulejmani: Provimi i jurisprudencës, faj i pushtetit të kaluar

Zëdhënësi i koalicionit VLEN, Driton Sulejmani, në një intervistë për emisionin “Rishtazi” në “Koha Cast”, deklaroi se çështja e provimit të jurisprudencës nuk është problem i pazgjidhshëm dhe se koalicioni përshëndet iniciativën e studentëve shqiptarë që kërkojnë të drejtën e tyre legjitime që provimi të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Sulejmani kujtoi se ky problem daton më herët dhe është pasojë e një lëshimi të pushtetit të kaluar. Ai rikujtoi se Ligji për provimin e jurisprudencës është miratuar në vitin 2019 dhe ka hyrë në fuqi më 1 janar 2020, por nuk ka përcaktuar qartë gjuhën në të cilën duhet të zhvillohet provimi. “Ky është një lëshim i pushtetit të atëhershëm dhe lëshime të tilla kemi shumë, të cilat më pas duhet VLEN t’i përmirësojë”, tha ai.

Sipas tij, kjo paqartësi ka lënë hapësirë për interpretime të ndryshme dhe madje për përfitime politike të ulëta nga ana e ministrit. Megjithatë, Sulejmani theksoi se kjo nuk është çështje e pazgjidhshme dhe se Ligji për përdorimin e gjuhëve e rregullon qartë këtë të drejtë. “Si koalicion VLEN do të tentojmë ta zgjidhim në mënyrë institucionale këtë problem dhe së shpejti do të nisë procesi për zgjidhjen e tij”, u shpreh Sulejmani.

Lajme te lidhura

spot_img