BallinaLAJMENdjehen dy tërmete në Manastir dhe Ohër, epiqendrat në Shqipëri dhe Greqi

Ndjehen dy tërmete në Manastir dhe Ohër, epiqendrat në Shqipëri dhe Greqi

Tërmet me intensitet prej III ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane (SHME) është ndjerë në Manastir, Ohër dhe rrethinë mbrëmë në ora 23:10, kumtoi Opservatori sizmologjik pranë Fakultetit natyroro-matematikor në Shkup.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Republikën e Shqipërisë, rreth 150 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Paraprakisht, në ora 19:50 është ndjerë edhe një tërmet në Ohër dhe rrethinë me intensitet prej III ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Greqi, rreth 100 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Lajme te lidhura

spot_img