BallinaLAJMEBOTAShtëpia e Bardhë: Uitkofi dhe Kushneri do të marrin pjesë në takimin...

Shtëpia e Bardhë: Uitkofi dhe Kushneri do të marrin pjesë në takimin me Rusinë dhe Ukrainën

Të dërguarit amerikanë Stiv Vitkof dhe Xhared Kushner do të marrin pjesë në bisedimet trepalëshe me Rusinë dhe Ukrainën në Abu Dabi, deklaroi mbrëmë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kerollajn Livit.

Sipas saj, delegacionet e SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë “deri më tani nuk kishin mundësi të uleshin në tryezën e bisedimeve dhe të nisen drejt paqes”. Ajo vlerësoi se i dërguari Kushner, dhëndër i presidentit amerikan Donald Tramp “e bëri të pamundurën të mundur” kur bëhet fjalë për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme dhe se për këtë pritet që ngjashëm të bëhet edhe në rastin me luftën në Ukrainë, transmetoi Foks njuz. Ajo takimet trepalëshe nga janari i quajti “historike”.

Në bisedimet e janarit, delegacionin amerikan e përbënin të dërguarit Vitkov, Kushner dhe Xhosh Gruenbaum, si dhe sekretari ushtarak Den Driskoll dhe gjenerali Aleksus Grinkeviç. Ukrainën e përfaqësonin shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Volodomir Zelenski, Kirilo Budanov, këshilltari i Sigurisë Kombëtare Rustem Umerov dhe shefi i shtabit ushtarak, gjenerali Andrij Hnatov, së bashku me këshilltarët Sergij Kislica dhe David Arakhamia. Ekipi rus u drejtua nga kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë, Igor Kostjukov.

Lajme te lidhura

spot_img