Sipas platformës ndërkombëtare Global Firepower, Maqedonia e Veriut renditet e 114-ta në botë për fuqinë ushtarake në vitin 2026, nga 145 vende të analizuar. Indeksi i saj është 2.4956.
Renditja llogaritet nga më shumë se 60 faktorë, si numri i ushtarëve, pajisjet ushtarake, buxheti i mbrojtjes, kapacitetet logjistike dhe pozicioni gjeografik.
Nga vendet e rajonit, renditja është:
Greqia – 30
Bullgaria – 62
Serbia – 63
Kroacia – 73
Shqipëria – 77
Mali i Zi – 128
Kosova – 138
Kjo tregon se Maqedonia e Veriut ka një kapacitet ushtarak të moderuar krahasuar me fqinjët e saj.



