BallinaLAJMEBOTAZjarr në një hotel në pushimoren e njohur belge Knoke-Hajst, nuk ka...

Zjarr në një hotel në pushimoren e njohur belge Knoke-Hajst, nuk ka viktima

Zjarr shpërtheu mbrëmë në kuzhinën e një hoteli me pesë yje në pushimoren e njohur belge, Knoke-Hajst në bregun e Detit Verior në afërsi të kufirit me Holandën.

Siç njoftuan mediumet belge, duke iu referuar një përfaqësuesi të shërbimit zjarrfikës lokal, gjatë zjarrit nuk ka pasur të lënduar mes mysafirëve dhe të punësuarve në hotel.

Alarmi për zjarrin në hotel u aktivizua diçka pas orës 20-të, pasi është djegur një nga aparatet në kuzhinë.

“Praktikisht nuk ka pasur rrezik për asnjë nga të pranishmit, përveç për personelin në kuzhinë”, deklaroi përfaqësuesi i Shërbimit zjarrfikës, Majkël Gonzales.

Ai informoi se rreth 40 mysafirë dhe personeli i hotelit janë evakuuar nga objekti dhe me kohë janë vendosur në kazinon në afërsi.

Zjarri u shua shpejtë, duke shkaktuar vetëm dëm material në kuzhinë.

Konke-Hajst konsiderohet si pushimorja më e njohur dhe më ekskluzive në bregun belg të Detit Verior.

Lajme te lidhura

spot_img