BallinaLAJMELimani: Anëtarët e ASH-Sela janë bashkë me ne në aktivitete!

Limani: Anëtarët e ASH-Sela janë bashkë me ne në aktivitete!

Kandidati për Komunën e Gostivarit nga radhët e koaliconit AKI, Valbon Limani, i ftuar në emisonin Click Plus në TV21, bëri të ditur se kanë marrëdhënie të shkëlqyera me shumicën e anëtarëve të ASh-së së Selës dhe se do të jenë bashkë më 11 janar, ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.

”Shkëputja e Aleancës së Ziadin Selës fillimisht ishte shkëputje nga koalicioni AKI, që më parë ishte në Frontin Evropian. Sa i përket kandidaturave me sa e di unë në Vrapçisht kanë nxjerr kandidat, por në Komunën e Gostivarit ne kemi raport të shkëlqyeshë, mos të them të gjithë por me shumicën e anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët të cilët nomral në të gjitha aktivitet janë bashkë me ne dhe do të jenë krah për krah me ne më 11 janar 2026”, theksoi Valbon Limani.

 

Lajme te lidhura

spot_img