Lufta kundër emigracionit të paligjshëm, menaxhimi i kufijve dhe ekonomia ishin në qendër të fjalimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump të mërkurën në mbrëmje (herët në mëngjes të së enjtes sipas kohës tonë), me të cilin ai sulmoi drejtpërdrejt Joe Biden, duke pretenduar se administrata e tij arriti “zero hyrje të paligjshme” pa pasur nevojë për legjislacion të ri.
Duke hapur fjalimin e tij, Donald Trump foli gjatë për emigracionin, duke pretenduar se në shtatë muajt e fundit “asnjë emigrant i paligjshëm” nuk është lejuar të hyjë në Shtetet e Bashkuara. “Për shtatë muaj, asnjë imigrant i paligjshëm nuk ka hyrë në vendin tonë, gjë që të gjithë e thanë se ishte absolutisht e pamundur”, tha ai, duke sulmuar paraardhësin e tij, Joe Biden, për trajtimin e kufirit.



