Memedali Jusufi
Të shkruash do të thotë të përpiqesh imtësisht për të ruajtur diçka, për të mos lënë diçka të vdesë, për të shkulur nga thellësi e zbrazëtisë ndonjë grimcë të përpiktë, për të lënë diku një hulli, një gjurmë, një vragë apo disa shenja. Realishte te kerkuarit e lumturise permes shkrimit eshte akt dashurie qe tejkalon vet lumturine.Arti, letërsia veçanërisht, qëndron pikërisht në kërkimin e këtyre “gjërave më të rëndësishme” si një udhëtim pa kthim në misterin e ekzistencës dhe metafizikën e qenies. Të jepesh do të thotë t’i jepesh jetës, t’i jepesh burimit, prej të cilit kemi ardhur dhe ku, dikur, do të ktheheni. Ju jeni si vala në oqean: ju dilni nga oqeani dhe ktheheni në oqean. Është e natyrshme se, çfarë mund të bëjë tjetër vala? Të shkruarit të shpie gjithmonë një realitet tjetër, paralel me realitetin në të cilin jetojmë: më sublim, më të përkryer, më afër ëndrrës.
Të shkruarit është një arratisje e vazhdueshme nga realiteti, një ikje e pandalshme, një shtegtim në hapësirat e imagjinatës. Është një akt frike dhe guximi njëkohësisht, një akt dëshpërimi dhe besimi. Të shkruarit në një farë mënyre nga shpëton nga kompleksi i hiçit, i asgjësë, është një përpjekje, ndoshta e kotë, për të përballuar sfidën shpartalluese të ekzistencës. Por dhe vetë procesi i të shkruarit të kategorizohet në të shkruarit nga pasioni dhe në të shkruarit, si ves. Kur të shkruarit bëhet ves, atëherë akti i krijimit degradohet, humbet fuqinë, sterilizohet nga ndjenjat, emocionet, shpirti, misteri. Por njeriu, shkrimtari, e ka të vështirë t’i identifikojë veset e tij. Gjithsesi nga eksperienca më e freskët, në procesin e shkrimit të disa prej tregimeve të librit të fundit, kam pasur shkundje të forta emocionale, si për shembull, gjatë procesit të shkrimit të tregimeve “Kohë për nuse”, “Pianisti”, apo “Daiza Zaharia”. Nëse do të ishte e mundur do të shkruaja duke ecur, diku në një rrugicë pylli të shkretë, a në një korridor të zbrazët pa fund. A te ben te lumtur te shkruarit , thjeshte cka eshte lumturia? Sekreti i thjeshte i lumturise thote Osho eshte qe te mos lejosh te kaluaren ta leviz mendjen tuaj dhe mos lejoni as te ardhmen tu shqetsoj , sepse e kaluara nuk eshte me, ndersa e ardhmja nuk eshte ende. Te jetosh ne kujtime , te jetosh ne imagjinate , eshte sikur te jetosh ne joekzestencialen , dhe kur jeton ne te , humbni ate qe eshte ekzestenciale. Natyrishte do te ndjeheni te mjere sepse do te humbni te gjith jeten. Nga ana tjeter te shkruarit sikur te krijon iluzionin me te bukur per te qene i lumtur,a shkruajme me mire kur jemi te dashuruar.Ndjenja e dashurisë krijon një “çrregullim” hormonal, çrregullim që mund të stimulojë procesin krijues. Por të jesh i dashuruar a nuk do të thotë që të jesh njëkohësisht i lumtur? A nuk e shikojmë dashurinë si eliksirin e lumturisë tonë? Ndërkaq, siç shkruan Andrei Tarkovski “njeriu nuk është krijuar për lumturinë. Në libra janë emocionet, ndjenjat, imagjinata, vizionet, ëndrrat, koshienca dhe subkoshienca , vetja jone e shfaqur në formën e saj më të lartë, atë kreative. Askush nuk është superior, askush nuk është inferior, por është e vërtetë edhe që askush nuk është njësoj. Njerëzit janë thjesht unikë, të pakrahasueshëm. Ti je ti, unë jam unë. Unë duhet të kontribuoj me potencialin tim në jetë, ti me tëndin. Duhet të zbuloj qenien time, ti duhet të zbulosh tënden”. Të jetosh sipas sistemit, duke marrë si pikë referimi atë që bëjnë të tjerët është gabim. Objektivi është i qartë, duhet shfrytëzuar gjithë potenciali dhe aftësitë që kemi; një objektiv për të cilin është e nevojshme të lidhemi me të tjerët dhe të ofrojmë më të mirën e vetes. Kurajo për të parë brenda vetes tonë Guximi për të parë frikërat, mbushur boshllëqet dhe ndriçuar pjesët tona të dëmtuara është themelor, nëse duam të rritemi. Duhet të kushtojmë vëmendje, sepse ashtu si na shpie përpara, mundet edhe të na shpjerë pas, apo të na burgosë. Duhet të shohim brenda vetes me përgjegjshmëri, pranim dhe respekt.
“Nuk njoh kurajo më të madhe se sa ajo e nevojshme për të parë brenda vetes”. Meditimi është diçka më e madhe se mendja. Nuk është diçka që ndodh në mendje; është diçka që i ndodh mendjes. Përndryshe mendja do të qe e aftë ta përkufizonte, ta njihte, ta kuptonte. Kësisoj, nuk është diçka që ndodh në mendje, po përkundrazi diçka që i ndodh mendjes. Është njëlloj siç i ndodh vdekja jetës. Vdekja nuk ndodh kurrë në jetë; i ndodh jetës. Kur me pyesin se si lind deshira per te shkruar? Po kthehem mbrapsht në kohë, te një nga tregimet e mi të parë, Njeriu i humbur .Asokohe, punoja në gazetë, kisha botuar shumë shkrime dhe disa prej eseve dhe tregimeve të para në shtyp. Takoj një ditë profesorin tim të historise Ibrahim Gashin një nga miqtë e mi më të mirë edhe sot e kësaj dite, i cili përveç vlerësimeve për ato që kishte lexuar prej meje, po më këshillonte të shkoja në fakultet dhe të mbroja gradën shkencore, se në fund të fundit, sipas tij, ndryshe do të reagonin njerëzit, kur të shihnin krahas emrit, titullin Doktor i Shkencave, apo Profesor.
E dija se vlerësimi i njerëzve për njeriun gjithnjë mbështetej, në tregues fiktivë, si posti zyrtar, ose titulli i dhënë nga të tjerët, por nuk e prisja këtë këshillë prej profesorit dhe mikut tim. Disa ditë qëndrova i tronditur, duke vrarë mendjen për këtë çështje: çfarë ishte e rëndësishme në këtë jetë, ajo që unë isha, apo ajo që unë dëshmohesha nëpër shkresa zyrtare, në dosjen time? Çfarë ishte më e rëndësishme, ajo që unë në të vërtetë isha, apo ajo që mendonin për mua turma e njerëzve në trotuarin përballë. Dhe në fund si duhet të jetoja, për vete, apo për sytë e botës? Kështu lindi Njeriu i humbur, një tregim i shkruar mbi konfliktin e përjetshëm midis asaj që ne jemi dhe atij tjetrit, njeriut të dosjes, që fle i strukur në dosjen tonë dhe në perceptimin e të tjerëve për ne. Njeriu i humbur, nuk isha unë po njeriu fiktiv që të tjerët kishin krijuar të tjerët për mua dhe konflikti dhe ndeshja me të do të ishte e përjetshme, sa kohë që unë nuk do të kujdesesha për të dhe unë jo vetëm s’do të kujdesesha po do ta shpërfillja dhe përbuzja këtë njeri shkatërrimtar. Kjo është pak a shumë historia se si lindi dhe u shkrua tregimi “Njeriu i humbur”. Nga ky këndvështrim secili tregim ka një histori të tijën që qëndron e padukshme pas aktit të shkrimit. -Arti i të shkruarit sic thote Sulejman Mata” është shkruar me jë gjuhë të thjeshtë mbi një unitet konceptual, me citime të përzgjedhura nga letërsia jonë dhe ajo botërore, ai synon të shpalosë standardet e asaj çka quhet “letërsi universale” dhe argumenton pse quhet e tillë. Shkrimtari nuk përdor shpikjet e pikësimit, por përkundrazi i zbaton ato në mënyrë të jashtëzakonshme, dhe kështu spektaklin artistik, krijimi zhvillohet natyrshëm nën sytë e imagjinatës sonë, të lirë, të përdredhur dhe të shkumëzuar si një lum i derdhur në pranverë. Vetem ne shkrim mbase Dashuria, si një formë mbijetese, bëhet sinonimi i ajrit, i cili ecën sipër humnerës, por që më pas ka për t’u ngritur … përmes vdekjes si çmim i fundit, por jo një çmim total. Dhimbja vazhdon në një të qarë të pashuar, si një i vdekur të pavarrosur. Lufta për çlirimin e vetëdijes ndodh me çdo sekuencë, me kalime nëpër të gjitha ngjyrat e një ylber të imagjinuar, por që kurrë nuk u pa.



