BallinaLAJMERadio Struga fiton çmimin prestigjioz “Zëri më i Mirë Radiofonik” në Radio...

Radio Struga fiton çmimin prestigjioz “Zëri më i Mirë Radiofonik” në Radio Fest Gjakova

Radio Struga, që në hapat e parë të saj, po dëshmon se përkushtimi, pasioni dhe puna e palodhur sjellin rezultate të mëdha. Në festivalin unik në trojet shqiptare, Radio Fest Gjakova, i organizuar nga Radio Gjakova, Radio Struga arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke u vlerësuar me çmimin prestigjioz “Zëri më i Mirë Radiofonik”.

Ky vlerësim iu nda përfaqësuesit të Radio Strugës, duke konfirmuar cilësinë, profesionalizmin dhe zërin autentik që kjo radio përcjell çdo ditë te dëgjuesit e saj. Çmimi përfaqëson një arritje të rëndësishme dhe një motivim të madh për të gjithë stafin e Radio Strugës.

Radio Struga shpreh falënderime të veçanta për organizatorët e këtij manifestimi, Radio Gjakova, jurinë profesionale, si dhe për të gjithë ata që kanë besuar dhe mbështetur Radio Strugën që nga fillimi i saj.

Me të njëjtin përkushtim dhe energji pozitive, Radio Struga do të vazhdojë të sjellë programe cilësore, zëra të rinj dhe përmbajtje autentike për dëgjuesit e saj kudo që ndodhen.

Lajme te lidhura

spot_img