Një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është “shumë afër”, tha të martën i dërguari special i SHBA-së për Ukrainën, Keith Kellogg, duke shtuar se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare varet nga zgjidhja e dy çështjeve kryesore të pazgjidhura: statusi i rajonit Donbas dhe termocentrali bërthamor Zaporizhia, raportoi Reuters .
Kellogg, i cili largohet nga detyra në janar, tha se përpjekja për paqe është në “10 metrat e fundit”, të cilat, tha ai, janë gjithmonë më të vështirat. Ai vuri në dukje se dy çështjet e pazgjidhura janë statusi territorial i Donbasit dhe e ardhmja e termocentralit bërthamor Zaporizhia, më i madhi në Evropë, i cili aktualisht është nën kontrollin rus.
“Nëse i zgjidhim këto dy çështje, mendoj se edhe pjesa tjetër e çështjeve do të zgjidhen mjaft mirë”, tha Kellogg.



