Memedali Jusufi
Sipas Alija Izetbegovic civilizimi arsimon, kultura edukon. I pari kerkon mesim, i dyti meditim . Persiatja , meditimi , si perpjekje e brendshme per te njohur veten dhe vendin e vet ne bote eshte aktivitet plotesihte i kundert nga mesimi , arsimimi , grumbullimi i njohurive mbi faktet dhe raportet e tyre.
Meditimi shpie nga urtesia , miresia , paqja e brendshme , kah nje lloj katarzes greke. Ky eshte nje kthim kah fshehtesite , kredhje ne vetvete , nje art sui generis . Përsiatja (ose meditimi nga lat. meditatio – mendoj, përsias,) është një mënyrë përkushtimi fetar ose ushtrimi mendor dhe shpirtëror, në të cilin njeriu përqendron mendjen e tij në një pikë të vetme (fjalë, fjali, emër), për të arritur një gjendje apo shkallë më të lartë të vetëdijes shpirtërore. Meditimi është një praktikë e lashtë që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet në mbarë botën, për shkak të përfitimeve që ka për mendjen dhe trupin. Një nga teknikat e tij më të dukshme është përdorimi i mantrave të fuqishme: tinguj që lëshohen kur këndojmë ose flasim që na lejojnë të shfaqim ndryshime pozitive në jetën tonë. Kur recitohen me qëllim dhe përqendrim, këto mund të transformojnë mendimet, emocionet dhe sjelljet tona. Mirëqenia jonë psikologjike mund të përfitojë shumë nga filozofia Budiste. Jeta moderne na bllokon në një garë kundër kohës dhe na mbush me një ngarkesë të tepruar përgjegjësish. Në këtë mënyrë lulëzojnë ankthi dhe stresi, mekanizmat neurologjikë që në kushte normale na lejojnë të kapërcejmë në mënyrë efektive vështirësitë me të cilat na përball jeta, por kur ato bëhen të vazhdueshme mund të shkaktojnë çrregullime psikofizike. Meditimi nuk është gjë tjetër veçse një udhëtim i ndërgjegjes përmes Vetvetes. Në Meditim, udhëtojmë me vetëdije nga Trupi në Mendje, nga Mendja në Intelekt dhe nga Intelekti në Vetvete akoma dhe përtej saj. Për të bërë Meditim, më parë duhet të ndalojmë të gjitha funksionet e Trupit. Rregulli i parë që ndiqet gjatë meditimit është Pozicioni (qëndrimi), mjafton të jetë i rehatshëm dhe i qëndrueshëm, qoftë në dysheme apo karrige. Sipas filozofisë shpirterore, meditimi është një praktikë e rëndësishme për zhvillimin shpirtëror dhe mirëqenien e përgjithshme. Meditimi nuk është vetëm një mënyrë për të qetësuar mendjen, por edhe një mjet i fuqishëm për të arritur ndriçimin shpirtëror dhe transformimin personal.Joga (nga Devanagari: = lidhje, bashkim) është një emërtim në filozofinë hinduiste që tregon tërësinë e teknikave trupore apo mendore të cilat lejojnë bashkimin e trupit, mendjes dhe shpirtit me Perëndinë (apo Paramatman). Kushdo që ndjek ushtrimin e jogës quhet jogi apo jogin (gratë quhen jogini). Joga është një prej gjashtë shkollave klasike të quajtura Darshana. Format e jogës janë të shumta e të ndryshme dhe shpesh kanë filozofinë dhe ushtrimin vetjak. Joga në vetvete përmbledh shumë ushtrime trupore dhe mendore si: Asanasi, Pranajama, Jama, Nijama, Krijasi, Përsiatja, dhe Agjërimi. Kontiplimi eshte nje perspektive e psikologjise moderne per praktikat e meditimit. Praktika e meditimit trascedent 9 KOntipilimi) dhe preaktikat e tjera te ngjajshme me to viteve te fundit jane bere tejet te popullarizuara ne Evrope dhe Amerike. KJo ndodhi pasi qe u vertetua se ky lloj meditimi , i cili ka origjine te lashte orientale dhe indiane , ka efekte pozitive ne sherimin e semundjeve emocionale , kognitive dhe fizike. Kjo tashme eshte vertetuar edhe nga eksperte te mjeksise te cilet i studjuan fenomenet komplekse fiziologjike te cilat ndodhin ne trup si pasoje e stresit te madhe emocional dhe kognitiv. Epictetus , filozof i njohur ka thene “Gjerat reth njeriut nuk jane ato qe shkaktojne cregullimin e tij , por jane idete e tij per keto gjera “. Trupi i shendosh gjendet ne mendjen e shendoshe sikurse thuhej se mendja e shendosh gjendet ne trup te shendoshe ” Si ndhmojne meditimi dhe relaksimi ne mjekimin nga cregullimet fizike dhe psikike ? Udhezimet te cilat mjeku ose terapeuti ia jep pacientit tingellojne aq te thjeshta dhe naive , por megjithate dobia e tyre arrihet shume shpejt. Keto udhezime te thjeshta medituese ishin te njohura nga hinduset dhe budistet mijra vite me pare. Shume studime eksperimentale te bera ne klinika dhe laboratore medicinal, duke i perdore mjetet me moderne per ti matur ndryshimet psikofiziologjike , kane vertetuar se meditimi transcedent ( kontipilimi) koncentrues , paraqet nje revolucion medecinal ne te cilin pacientet i shfrytzojne fuqite e tyre mentale , kognitive dhe shipirterore per sherimin e tyre dhe per pasurimin e jetes se tyre psikologjike. Bensoni i cili eshte bere i njohur per praktika medituese dhe relaksuese kerkon nga pacientet e tij te ulen mire dhe te relaksuar ne nje vend te qete , ti mbyllin syte , te marrin fryme thelle dhe ngadale te koncetrohen ne procesin e frymemarjes. Pastaj kerkon nga ata te zgjedhin nje fjale ose nje fraze te shkkurter nga besimi ose feja e tyre dhe ta perserisin ate , si dhe ta konteplojne domehenien e saj sa here qe e nxjerin ajrin jashte gjate frymemarjes. Kur amerikaneve iu zgjua interesimi per meditimin transcedental , ata e adaptuan ate tekstualisht nga tradita e lashte hinduse duke perseritur fjale te pakuptimta ose mantra nga tradita e lashte hinduse , shpesh te panjohura per ta. Ky tekst eshte nje udhezues i mire meditues qe duhet ta psojme te gjithe ne modernistet qe jemi te zhytur ne thellesite e pakuptueshme te ritmeve te jetes tone te mykur.



