Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi sot se nuk po e shqyrton mundësinë e furnizimit të Ukrainës me raketa Tomahavk me rreze të gjatë veprimi.
Në pyetjen e gazetarëve, të parashtruar në aeroplanin presidencial “Er Fors Uan” nëse po e shqyrtonte mundësinë e furnizimit të Ukrainës me këto armë, Tramp u përgjigj: “Jo, aspak”.
Udhëheqësi amerikan e bëri këtë koment pasi u kthye në Uashington nga prona e tij në Florida.



