BallinaLAJMEBOTASijarto: Trampi është shpresa e vetme për paqe

Sijarto: Trampi është shpresa e vetme për paqe

Shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto, deklaroi se presidenti amerikan Donald Tramp është shpresa e vetme për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Rusisë dhe Hungarisë.

“Mendoj se Trampi është shpresa e vetme për paqe”, deklaroi Sijarto për kanalin televiziv bjellorus “Përvi informativni”.

Sipas tij, liderët e Evropës Perëndimore me vetëdije i sabotojnë nismat paqësore të Trampit, ndërsa ai i akuzoi për dështimin e përpjekjeve paqësore paraprake.

“Nëse liderët evropianë nuk e sabotonin, ai tashmë mund të arrijë sukses”, tha Sijarto.

Ministri hungarez tha se politika e BE-së në mbështetje të vazhdimit të luftës në Ukrainë është “vetëvrasëse”.

Lajme te lidhura

spot_img