Kandidati nga VLEN për Kërçovën, Fatmir Limani tha sonte në tubimin para shumë përkrahësve të tij se Kërçova do të jetë e gjithë kërçovarëve pa përjashtim.
Ai tha se bashkë me mërgatën dhe ata të rinj që kanë mbetur këtu, do të luftojë me vizon dhe me programin më të mirë të mundshëm të të gjitha kohërave dhe periudhave zgjedhore.
“Ashtu si jam zotuar edhe solemnisht kërkoj një mandat që ta shndërrojmë bashkë Kërçovën në kryeqendër të rajonit. Sepse mandatet pasardhëse do ua lëmë të rinjve, të rinjve të mërgatës të binden se këtu kanë vendin e tyre se tjetër atdhe nuk kanë. Të gjitha betejat në rrafshin politik i kam zhvilluar, sepse nuk u hapej rruga të rinjve që u detyruan të mërgojnë, duke ndarë familjet, lanë prindërit pa kujdes dhe vendbanimet pa gjallëri”, tha tutje Limani.
Ai tha se projektet e filluara do të bëhen realitet, sepse siç tha, “mjetet buxhetore nuk do të keqpërdoren dhe të përfundojnë te xhepat e politikanëve të pamoralshëm”.



