BallinaLAJMEMaqedoniMuhamed Elmazi: Theks të veçantë i vendosim ujit të pijshëm në Saraj

Muhamed Elmazi: Theks të veçantë i vendosim ujit të pijshëm në Saraj

Kandidati nga radhët e VLEN për komunën e Sarajit, Muhamed Elmazi në “Hajde flasim” në TV21 ka thënë se prioritet në mandatin e tij do të jetë uji i pijshëm. Ai tha se ka vendbanime që nuk janë të kyçur në rrjetin e ujësjellësit, por kanë rrjet të improvizuar.
“Theks të veçantë i vendosim ujit të pijshëm ku e dimë që jemi komunë që buron uji i pijshëm që shfrytëzon edhe Qyteti i Shkupit, ndërsa problematika ekzistuese e problemit të ujit është pothuajse në çdo vendbanim tonin lokal. Ka vendbanime që nuk kanë rrejt ekzistues sot e kësaj dite, kanë rrejt të improvizuar dhe nuk janë të kyçur në rrjetin e ujësjellësit”, ka thënë Elmazi.
Sai i takon infrastrukturës, Elmazi tha se projektin më të madh që planifikojnë ta bëjnë është “shndërrimi i rrugës ‘Dardania’ në bulevard me katër korsi”.
“Si projekt më të madh që planifikojmë ta bëjmë për katër vitet e ardhshme është bulevardi në vendbanimin Saraj ku rruga ‘Dardania’ do të shndërrohet në bulevard me katër korsi, me të vetmin qëllim që të zhvillohet Saraji si qendër e komunës”, ka thënë mes tjerash Elmazi nga VLEN.

Lajme te lidhura

spot_img