Kinemaja

Memedali Jusufi

Festivali i filmit mbaroj por mbresat jetojne ende me te gjithe ne, qe patem mundesi te shikonim te pakten nje film nga ky festival. Me te drejte thuhet se Kinemaja eshte eshte nje art qe gjene vecorine e nje mjeti shpjegimi ne strukturen dhe llojet e artit , letersise , poezise, piktures , teatrit dhe romanit. Kinemaja qe ne fillim shikohej si nje mjet , theu muret e ngurta te teatrit , vendosi aktorin qe abbstraktizonte fotografine ne vend te figurave prej kartoni ne shfaqjen e hijeve dhe zhvilloi mjaftueshem kufijte e thelle abstrakte dhe konkret te artit. Kinemajaj tashme po behet me shume se art , ajo eshte nje institucion social duke pare publikun qe tashme ishte i edshem te shikoje nje filmte kalibrit e atyre qe u shfaqen ne festivalin e filmit ne Tetove. Filmi kishte marre detyren e katarsisit te teatrit antik grek. Ndonese kjo detyre shoqerohet me muzike klasike , teater dhe arte letrare , ajo ka marre fuqine e artit , i cili ka kontributin me te madh ne formimin shpirteror te brezave te rinj, me vecorite e tij si zbutja e tensioneve te perditshme, madje edhe sublimimin e deshirave erotike, vertet nuk ka pasur katarsis metafizik negativ ne Greqine e lashte . Katarsisi psikoanalitik i epokes moderne eshte arritur me se shumti nga institucioni i artit te kinemase . “Pike UJI “ishte filmi qe me beri me shume per vete ne festivalin e sivjetem te filmit. Prestigjiozja Amerikane NYT Përfshin Filmin e Robert Budinës në Listën e 5 Filmave Ndërkombëtarë për t’u Parë. New York Times ka përfshirë filmin “Waterdrop” (Pikë Uji) të regjisorit Robert Budina në listën prestigjioze të “Five International Movies to Stream Now”, duke i dhënë kinematografisë shqiptare një platformë që rrallë ka pasur në median prestigjioze amerikane. Filmi artistik “Pikë uji” me regji të Robert Budinës, një film që ka në qendër një histori të errët përdhunimi e përmes saj shpalos dhjetra plagë të shoqërisë shqiptare, në raport me moralin, të vërtetën, korrupsionin dhe drejtësinë. Në një turravrap drejt pushtetit pasurisë dhe benefiteve, një grua në karrierë , pjesë e një sistemi politik të kalbur në korrupsion, por edhe nënë e një adoleshenti, një mëngjes kupton se jeta e saj ndryshon befas dhe në mënyrë traumatike. Djali i saj i vetëm akuzohet për përdhunimin e e një të miture. A mund ta pranoje ajo këtë fakt? Cfarë e shtyn të kërkojë me dëshpërim rrugë shpëitmi për të birin, dhe si zhvillohet metamorfoza brenda saj, ndërsa përballet me të vërtetat e hidhura të një sistemit të korruptuar dhe me plagët e një shoqërie të rrënuar në vlera morale… Në artikullin e publikuar më 19 shtator 2025 nga kritikja Devika Girish, New York Times rekomandon filmin shqiptar bashkë me katër filma të tjerë ndërkombëtarë, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e kinematografisë botërore në një mënyrë të paprecedentë. New York Times përshkruan filmin si një vepër që tregon “atmosferën e zymtë të korrupsionit” duke ndjekur historinë e Aida-s (Gresa Pallaska) dhe bashkëshortit të saj Ilir (Arben Bajraktaraj), të cilët “jetojnë në një pallat të lartë mbi qytetin e Pogradecit në Shqipëri, me dritare të mëdha xhami që ofrojnë një pamje mahnitëse të Liqenit të Ohrit.” Kritikja e New York Times vlerëson veprën e regjisorit Robert Budina, duke thënë se “ai i mbështjell personazhet në një atmosferë të zymtë me ngjyra blu dhe gri dhe perspektiva të shtrembëruara, duke theksuar kalbëzimin e thellë që shtrihet nën sipërfaqen e jetëve të të pasurve dhe të fuqishmëve.” Suksesi i New York Times vjen pas një sërë vlerësimesh pozitive nga publikimet më të respektuara të industrisë së filmit:Variety e përshkroi filmin si “një dramë kaptivuese shqiptare” që eksploron “sistemin që krijon rrethana të tilla që lejojnë” personazhet e privilegjuar “ta afrojnë atë që bënë me indiferencën e privilegjuarve.” Cineuropa e quajti filmin “një akuzë realiste të përfshirjes kolektive në sistemet patriarkale dhunore” dhe theksoi se “një pikë është e gjitha që nevojitet për të thyer digën.” KUr krahasohet me Kinemane, televizioni eshte nje mjet. Ndersa Kinemaja eshte nje kuti qe bashkrendonn teatrin dhe kolegiumin. Edhe pse mund te mendohet se televizioni , si institucion social, ka arritur nje fuqi me efektive se kinemaja me mundesine per te hyre ne cdo shtepi dhe per te perfituar nga te gjitha artet , mund te thuhet se televizioni ende nuk ka rritur nje qendrueshmeri dhe fuqi per te balancuar efektin e kinemase ne shtepi. Kinemaja eshte si nje piknik ne salle te erret ku njerzit ndegjojne kritikat e njeri-tjetrit me nderprerje , kritikojne njeri-tjetrin fshehurazi , shpesh nje piknik familjare ose nje ritual falas dhe jo i detyrueshme qe njerzit e ndjekin ne grupe jashte shtepise.

Lajme te lidhura

spot_img