BallinaLAJMEBOTAZelenski: Forcat ukrainase çliruan mbi 170 kilometra katrorë territor në Dobropila

Zelenski: Forcat ukrainase çliruan mbi 170 kilometra katrorë territor në Dobropila

Forcat e armatosura ukrainase gjatë operacionit kundërofensivë në zonën Dobropila çliruan më shumë se 174 metra katrorë territor dhe shkaktuan humbje prej afro 3.200 ushtarëve rusë, deklaroi presidenti ukrainas, Volodomir Zelenski në videoparaqitjen e tij të mbrëmshme.

“Folëm ndaras me udhëheqësinë ushtarake për gjendjen operative, ndërsa kryekomandanti e parashtroi raportin e tij. Operacioni kundërofensivë në Dobropilë vazhdon”, deklaroi Zelenski, duke shprehur mirënjohje për njësitet që marrin pjesë në aksionin.

Ai bëri të ditur se që nga fillimi i operacionit forcat ukrainase çliruan më shumë se 174 km², ndërsa edhe mbi 194 km² ishin pastruar nga grupet diversante ruse. “Humbjet ruse në këtë operacion janë rreth 3.200, prej të cilëve pjesa më e madhe kanë humbur në mënyrë të pakthyeshme, shtoi presidenti i Ukrainës.

Zelenski informon se ka marrë edhe të dhëna më të reja për situatën në Kupjansk, në pjesët kufitare të Zonës së Harkovit dhe në kufirin ndërmjet Donjeckut dhe zonës së Dnipropetrovskit. “Situata është shumë e vështirë, por është me rëndësi se forcat tona bëjnë çmos që t’i mbrojnë pozicionet e tyre”, theksoi ai.

Ai e lavdëroi edhe njësitin ukrainas e cila me dron rrëzoi një helikopter ushtarak rus. “Kjo arritje inspiroi shumë ukrainas”, tha ai, duke dërguar mirënjohje të veçantë për ekuipazhin e batalionit për sisteme pa pilot nga brigada e 59-të e sulmit të veçantë.

Zelenski shtoi se është me rëndësi të madhe prodhuesit ukrainas të dronëve dhe raketave të punojnë me kapacitet të plotë, sepse mundësitë prodhuese të vendit ende nuk janë shfrytëzuar në tërësi. 

Lajme te lidhura

spot_img