BallinaLAJMEMickoski paralajmëron BDI-në: Mjaft i mashtruat shqiptarët!

Mickoski paralajmëron BDI-në: Mjaft i mashtruat shqiptarët!

“Flitet për zgjedhje të parakohshme. Anketat tregojnë se nëse do të mbaheshin, VMRO-DPMNE-ja me siguri do të kishte mbi 62-63 deputetë, një shumicë të qëndrueshme me agjendë të fortë reformash. Por të mos gënjejmë veten, zgjedhjet e parakohshme nënkuptojnë edhe humbje kohe të çmuar. BDI po e shfrytëzon temën për të mbledhur vota klienteliste, duke i gënjyer votuesit e saj se do të formonin një koalicion me VMRO-DPMNE-në. Unë u them atyre, si kryetar i Qeverisë, dhe mbi të gjitha si person, parimet janë të rëndësishme, jo kombinimet. Jo intriga, jo politikë. Ndaloni së gënjyeri elektoratin tuaj. Kjo është e pandershme dhe e pasaktë ndaj njerëzve që i keni manipuluar me vite. Si koalicion qeverisës, ne do t’ju mposhtim bindshëm”, këtë sot BDI-së, ia porositi kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Lajme te lidhura

spot_img