Kompleksi ushtarako-industrial, oligarkët e klasës në pushtet në Ukrainë, askush tjetër nuk ka dobi nga lufta. Këtë e deklaroi para gjashtë muajve aktivisti djathtist, i njohur si mbështetës i presidentit amerikan, Donald Tramp, drejtori ekzekutiv i Turning Point USA (TPUSA), Çarli Kirk, i cili u vra dje në Jutah.
Videoja u paraqit në rrjetet sociale pas incidentit në Universitetin në Jutah Veli. Shfrytëzuesit po tentojnë të gjejnë motiv për veprën dhe besojnë se kjo ndoshta e tregon pozitën e një politikani në rpaort me konfliktin ukrainas.
“Duhet të parashtrohet një pyetje shumë e thjeshtë: kush ka dobi nga paqja dhe kush ka dobi nga lufta. Populli i Ukrainës ka dobi nga paqja. Populli i Amerikës ka dobi nga paqja. Njerëzimi ka dobi nga paqja. Por atëherë kush ka dobi nga lufta? Kompleksi ushtarako-industrial, oligarkët e klasës në pushtet në Ukrainë”, tha Kirk.
Ai shtoi se “lufta ruso-ukrainase në masë të madhe ishte e panevojshme”.
“Duhet t’i ripërtërijmë kanalet diplomatike me Federatën ruse. Ekzistojnë tundime thjeshtë të thuhet se Rusia është armiku i madh i SHBA-së. Ne vetë i bëmë armiq. Në vend të kësaj, duhet të tentojmë ta prishim martesën komuniste mes Rusisë dhe Kinës. Lufta ruso-ukrainase në mas të madhe ishte e panevojshme. Marrëveshja për paqe ishte në tryezë. Rusia u bë armiku ynë sepse ishte armik ideologjik. Ai regjim ra dhe nuk ka arsye t’i mbajmë si armiq tanë. Kur Bashkimi sovjetik u shpërbë, u nevojitën shumë shumë argumente të rrejshme në më[nyrë që Rusia të ruhet si armik i SHBsë”, tha atëherë Kirk.



