BallinaLAJMEVLEN: BDI-AKI të fundit që mund të flasin për “Botën serbe”!

VLEN: BDI-AKI të fundit që mund të flasin për “Botën serbe”!

BDI/AKI me gjysmën e Kryesisë në Lista të Zeza ndërkombëtare nuk kanë as moralin dhe as kredibilitetin të flasin për “botën serbe”, sepse Abaz Xhuka i UÇK-së nga korrupsioni përfundoi në Ali Ahmetin e Soravisë. Nëse dikush për dy dekada i ka shërbyer interesave të Serbisë, atëherë janë pikërisht ata që sot bëjnë moral me “shqiptarinë”. Kështu e nis reagimin koalicioni VLEN, ndërsa komentojnë akuzat se pushteti aktual hesht pas invazionit serb në Maqedoni.

“Shkurt e shqip, sa keni punuar ju për shqiptarët, aq ka punuar Mijallkovi për drejtësinë. Në vend që të ofrojnë ide për jetën e përditshme të qytetarëve, ata shpifin, manipulojnë dhe përdorin çdo ndjenjë të popullit tonë për të mbuluar korrupsionin e tyre vetëm e vetëm për për t’i ikur korrupsionit të lartë. Vetë raporti i Western Balkans Anti-Disinformation Hub paralajmëron për rrezikun e keqpërdorimit të marrëdhënieve ndëretnike për dezinformata dhe tensione, pra, modeli i pastër i BDI/AKI-së. Lista e bashkëpunimeve të tyre të errëta është e gjatë: ‘Ballkani i Hapur’, që VLEN dhe Kosova e kundërshtuan me forcë si rrezik për interesat shqiptare, Bujar Osmani me 11 takime në Beograd dhe asnjë në Prishtinë, plani 9-pikësh në dëm të Kosovës, Fatmir Besimi duke shtrënguar duart me gjeneralë serbë të akuzuar për krime lufte, hyrja e MTEL-it serb në tregun tone, tentativa për t’ia dorëzuar Tetovën oligarkut të sanksionuar Daka Davidoviq, nënshtetësia për Onishçenkon, nënshkruar nga Grubi”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Madje, vijon më tej reagimi, edhe simbolikat e Car Dushanit, Car Samoilit, kuajve e luanëve janë pjellë e politikave të BDI-së.

“Kjo është e vërteta e BDI/AKI-së. Nuk ekziston ‘Botë serbe’, por ekziston bota e korrupsionit dhe e katarahurës së 20 viteve pushtet, që shihet me sy të lirë në çdo komunë ku ata qeverisin. Shqiptarët meritojnë më shumë dhe sot alternativa e vetme reale për ndryshim është VLEN”.

Lajme te lidhura

spot_img