BallinaLAJMEFilipçe: Duhet të vazhdojmë në rrugën evropiane, rezoluta e BE-së do të...

Filipçe: Duhet të vazhdojmë në rrugën evropiane, rezoluta e BE-së do të jetë garanci për mbrojtjen e interesave kombëtare

Maqedonia duhet të vazhdojë në rrugën evropiane, në mënyrë aktive, me rezultate dhe vizion, tha kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, gjatë një vizite pune në Paris, Francë. Ai tregoi se qëllimi i vizitës është të promovojë dhe të mbrojë interesin kombëtar dhe qëndrimet e Maqedonisë.

Njëherit theksoi se LSDM tashmë po punon për një qasje proaktive, dhe kjo, siç tha, nënkupton zgjidhje dhe iniciativa konkrete për zhbllokimin e procesit.

“Në fazë përfundimtare është përgatitja e Rezolutës, e cila do të jetë zgjidhje vin-vin për vendin dhe qytetarët. Me këtë Rezolutë do të ofrojmë një mekanizëm kombëtar për përballje me kërkesat e mundshme joparimore nga Bullgaria gjatë negociatave nëse ato në ndonjë mënyrë nuk devijojnë nga Korniza negociuese”, tha Filipçe.

Ai shtoi se gjuha, kultura dhe identiteti maqedonas, si vlera themelore, janë tashmë të mbrojtura në disa dokumente evropiane dhe nga vetë korniza.

“Me miratimin e rezoltuës me konsensus kombëtar, do t’i konfirmojmë këto qëndrime, por edhe do të ndërtojmë një qëndrim të përbashkët se si t’i mbrojmë ato në institucionet vendase. Me këtë dokument do të sigurojmë një afat kohor të qartë për hapat dhe reformat e ardhshme si zhbllokim përfundimtar i rrugës evropiane”, deklaroi Filipçe.

Kryetari i LSDM-së shtoi se tani është koha për pjekuri politike dhe përgjegjësi të përbashkët për përparimin e vendit.

Gjatë vizitës, Filipçe zhvilloi takime pune me përfaqësues politikë francezë nga Sekretariati i Përgjithshëm për Çështje Evropiane, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Parlamenti francez. 

Lajme te lidhura

spot_img