BallinaLAJMEBOTA"Boko Haram" vrau së paku 60 persona gjatë një sulmi në Nigeri

“Boko Haram” vrau së paku 60 persona gjatë një sulmi në Nigeri

Luftëtarë të grupit xhihadist nigerian “Boko haram” vranë dhjetëra njerëz gjatë sulmit ndaj një fshati në Nigerinë verilindore, kumtuan autoritetet lokale.

Sulmi u krye të premten në mbrëmje në fshatin Darul Xhamal, në rajonin administrativ Bama, ku kohë më parë janë kthyer banorët të cilët më parë ishin vendosur në kampe për perosna të zhvendosur brenda vendit.

Banori Mohamed Babagana deklaroi se sulmuesit e armatosur kanë qenë të shumtë, Guvernatori i shtetit federal Borno, Babagana Zulum, i cili e vizitoi fshatin, konfirmoi se numri i viktimave mund të jetë mbi 60.

“U solidarizuam me banorët dhe organizuam siguri të përforcuar, si dhe furnizim me ushqim dhe produkte të tjera të domosdoshme”, deklaroi Zulum.

Shefi i administratës lokale në Bama, Modu Guxha kumtoi se janë djegur dhjetëra shtëpi dhe mbi 100 njerëz janëd etyruar të ikin.

Sipas Tajvo Adebajo, ekspert për “Boko Haram” nga Instituti për hulumtim të sigurisë, sulmin e ka kryer fraksioni i grupit i njohur si “Xhamaatu Alis Suna Lidaauati ual-Xhihad”.

Lajme te lidhura

spot_img