Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka bërë një premtim të qartë për qytetarët e kësaj komune përmes një videomesazhi të publikuar sot. Ai u zotua se, me marrjen e mandatit si udhëheqës i komunës, do të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të shfuqizuar taksën e dyfishtë për pronësi që, sipas tij, u ngarkohet padrejtësisht banorëve të kësaj zone.
Sipas tij, trajtimi i barabartë i qytetarëve dhe drejtësia fiskale janë prioritete të padiskutueshme në programin e tij.
Ky premtim vjen në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale, ku Elmazi ka theksuar disa herë nevojën për reforma në administratë dhe përmirësim të kushteve të jetës për banorët e Sarajit.



