BallinaLAJMEShqipëriVrasje në Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të...

Vrasje në Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit

Burime për News24 bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar në afërsi të qendrës së qytetit.

“Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali”, njofton policia.

Mësohet se nga të shtënat me armë ka mbetur i vrarë Kristjan Kola.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë bëhet me dije se autorët e dyshuar janë dy persona që po lëviznin me motor të zi.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lajme te lidhura

spot_img