“Ky është shembulli më i mirë se si funksionon bashkëpunimi mes institucioneve qendrore dhe lokale. Si kryetar i ardhshëm i Komunës së Çairit, unë do të vazhdoj me këtë model pune: projekte e punë, dhe investime të prekshme në çdo lagje të komunës”, thuhet në njoftimin e Mexhitit.
Ai shtoi se Çairi do të ketë infrastrukturë moderne në çdo cep të tij, dhe për të gjithë banorët.
Projekti pritet të përfundojë gjatë vitit 2025, duke ofruar një standard më të lartë jetese dhe qarkullimi për komunitetin lokal.



