Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, vende-vende i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima, lokalisht në formë stuhie me reshje më të dendura shiu për një kohë të shkurtër (mbi 20 l/m²), erë të fortë (mbi 60 km/orë) dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe gjatë natës i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të fortë. Në disa pjesë të luginës proceset do të jenë në formë të stuhisë afatshkurtër.
Edhe të enjten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, vende-vende i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima, lokalisht në formë stuhie me reshje më të dendura shiu për një kohë të shkurtër (mbi 20 l/m²), erë të fortë (mbi 60 km/orë) dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit.
Më pas do të pasojë një periudhë me mot kryesisht stabil dhe erë të lehtë deri mesatare nga veriu.



