MPB njofton sr më 29.08.2025, rreth orës 23:30, në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Batincë, Shkup, pas marrëdhënieve të prishura fqinjësore dhe familjare, është prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike mes F.S. (27), E.S. (18), R.S. (22), S.S. (36) dhe S.S. (29), të gjithë nga fshati Batincë nga njëra anë, dhe M.M. (21), D.M. (20), E.M. (22), G.M. (24), Xh.M. (65), të gjithë nga Batinci dhe I.B. (19) nga Tetova nga ana tjetër. Në përleshjen fizike janë përdorur mjete të forta dhe të mprehta. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë kallëzimet përkatëse.



