BallinaLAJMEKosovëDeputetja e LVV-së, Shqipe Mehmeti – Selimi tregon pse nuk votoi pro...

Deputetja e LVV-së, Shqipe Mehmeti – Selimi tregon pse nuk votoi pro Gërvallës kryeparlamentare

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti – Selimi, ka treguar për arsyen e mosvotimit të Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit.

Ajo ka thënë se gjithçka lidhet me postimet e Gërvallës në Facebook, kundër bashkëshortit të saj, Rexhep Selimi.

“Mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake. Kjo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim. Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar ajo.

Më 7 shkurt 2020 Gërvalla në një postim në Facebook kishte shkruar: “Nëse mund t’iu besohet informacioneve të mediumeve të ndryshme, Rexhep Selimi qenkan propozuar si kryetar i grupit parlamentar të VV-së. Ky do të ishte një sinjal shumë i shëmtuar, jo vetëm për faktin që Rexhep Selimi është një prej të dyshuarve të Hagës.”

Lajme te lidhura

spot_img