BallinaLAJMEMançester Siti ka filluar bisedimet për transferimin e Donarumës

Mançester Siti ka filluar bisedimet për transferimin e Donarumës

Portieri i Pari Sen-Zhermenit, Xhanluixhi Donaruma mund ta vazhdojë karrierën në Mançester Siti, njoftojnë mediat britanike.

“Qytetarët” i kanë filluar bisedimet për transferin e italianit 26 vjeçar.

Sipas gazetarit Alfredo Pedula, parisienët mund të marrin 23-25 milion euro për portierin që është rreth gjysma e asaj që klubi fillimisht ka kërkuar.

Në sezonin 2024/25, Donaruma ka pranuar 43 gola në 47 ndeshje në të gjitha garat, ku në 17 ndeshje e ka mbajtur rrjetin të paprekur.

Aktualisht kontrata e portierit me PSZH-në është i vlefshëm deri më 30 qershor të vitit 2026.

Lajme te lidhura

spot_img