BallinaLAJMEBOTATramp: SHBA-ja nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, por është e...

Tramp: SHBA-ja nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, por është e mundur mbështetje ajrore

Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se përjashton mundësinë e vendosjes së trupave amerikane në territorin ukrainas, por nuk e përjashton mundësinë që SHBA-ja të ofrojë mbështetje ajrore si pjesë e marrëveshjes paqësore për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Një ditë pas samitit të jashtëzakonshëm në Shtëpinë e Bardhë në të cilin Trampi premtoi garanci sigurie për t’i dhënë fund luftës, mbetet e pasigurt se çfarë mbështetje konkrete ushtarake mund të marrë Ukraina. SHBA dhe aleatët e saj ende po precizojnë hapat e mundshëm.

“Kur bëhet fjalë për sigurinë, (evropianët) janë gati të dërgojnë trupa në terren. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në mënyra të ndryshme, me shumë mundësi… nga ajri”, deklaroi Trampi për “Foks njuz”.

Në një intervistë të mëvonshme me prezantuesin e radios, Mark Levin, Tramp madje e përshkroi stilin e tij të negociatave në tentimin për t’i dhënë fund konfliktit “më shumë si një instinkt se sa proces”.

Vetëm disa orë pas vizitës së presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në Uashington, Rusia realizoi sulmin e saj më të madh ajror në Ukrainë muajin e fundit, duke qëlluar 270 dronë dhe 10 raketa. Sipas Forcave ajrore ukrainase, sulmet shkaktuan zjarre të mëdha në objektet energjetike në rajonin e Poltavës ku ndodhet rafineria e vetme e naftës në vend.

Lajme te lidhura

spot_img