Salla Universale do të ndërtohet në një fazë, ndërsa hapja pritet të bëhet deri në fund të vitit 2027, deklaroi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, gjatë vizitës së sotme në “Skupi”.
Ai tha se tashmë janë zgjidhur të gjitha mospërputhjet ligjore, është shpallur tenderi dhe janë siguruar rreth 20 milionë euro. Ndërtimi duhet të fillojë pas 15 shtatorit dhe do të financohet gjatë viteve 2025, 2026 dhe 2027.
Lutkov paralajmëroi edhe restaurimin e Kalasë së Shkupit, për të cilën janë siguruar 8 milionë denarë, me synim që të dy muzetë të hapen për vizitorët deri në fund të vitit.



