Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të ditur se është duke u punuar për organizimin e një takimi të rëndësishëm diplomatik mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky.
Në një intervistë për transmetuesin TF1-LCI, Macron tha se samiti do të zhvillohet në disa faza: fillimisht një takim dypalësh mes liderëve të Rusisë dhe Ukrainës, më pas një takim trepalësh ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump, dhe në fund një tryezë shumëpalëshe me përfaqësues të vendeve europiane.
Si vend pritës për këtë samit po shqyrtohen disa opsione, por Gjeneva në Zvicër duket më e mundshme. Megjithatë, edhe Stambolli mbetet një alternativë, duke pasur parasysh se aty janë zhvilluar më parë bisedime mes palëve.



