BallinaLAJMEBOTATramp: Zelenski do të mund ta përfundojë luftën me Rusinë pothuaj menjëherë

Tramp: Zelenski do të mund ta përfundojë luftën me Rusinë pothuaj menjëherë

Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë deklaroi se presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski “mund ta përfundojë luftën me Rusinë pothuaj menjëherë”, duke e hedhur posht idenë që Ukraina t’i bashkangjitet NATO-s dhe ta kthejë Gadishullin e Krimesë, të anektuar nga Rusia si “joreale”.

Në platformën e tij “Truth Social”, Tramp tha se Zelenski “mund ta përfundojë luftën me Rusinë pothuaj menjëherë, nëse dëshiron, ose mund të vazhdojë të luftojë”.

“Ju kujtohet si filloi. Nuk ka kthim të Obamas lidhur me Krimenë (para 12 viteve, pa u shtënë asnjë plumb!), dhe nuk ka hyrje në NATO për Ukrainën”, shtoi ai.

Komentet e Trampit vijnë para takimit të sotëm të planifikuar me Zelenskin në Uashington dhe e përforcojnë qëndrimin shumëvjeçar të Moskës se anëtarësimi në NATO për Ukrainën dhe kthimi i Krimesë janë çështje për të cilat nuk mund të negociohet.

Trampi në të kaluarën Zelenskit ia përshkruante përgjegjësinë e pjesërishme, e ndonjëherë edhe të vetme, për pushtimin rus ndaj Ukrainës në vitin 2022.

Lajme te lidhura

spot_img