BallinaLAJMENe tre aksione të shërbimit bregdetar të Greqisë janë shpëtuar 165 emigrantë

Ne tre aksione të shërbimit bregdetar të Greqisë janë shpëtuar 165 emigrantë

Për më pak se 24 orë, në tre raste të ndara, dy herët sot në mëngjes në afërsi të ishullit Gavdos në Greqinë jugore dhe një dje pasdite në afërsi të qytetit Kalamata në Peloponez, shërbimi bregdetar grek shpëtoi 165 migrantë, të cilët po transportoheshin me tre varka, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athinë.

Sot herët në mëngjes, në zonën detare në jug të ishullit të vogël Gavdos, janë zbuluar dy varka me 68 dhe 58 emigrantë, të cilët u shpëtuan dhe u transferuan të sigurtë në tokë.

Në rastin e parë, varka u zbulua nga një anije patrullimi e shërbimit bregdetar dhe një anije e Fronteksit, ndërsa në të dytin, migrantët u morrën nga një anije cisternë që lundronte aty pranë.

Dje pasdite, në zonën detare 58 milje në jug të Kalamatës në Peleponez u shpëtuan 39 migrantë u shpëtuan nga një anije patrullimi e rojes bregdetare dhe u transferuan në portin e qytetit.

Lajme te lidhura

spot_img