Të paktën 20 persona e humbën jetën, ndërsa 134 janë lënduar në shpërthimin nga një origjinë e panjohur që të premten u regjistrua në një fabrikë në rajonin Rjazan të Rusis, njoftuan mediat britanike, duke cituar shërbimet lokale për raste urgjente.
Guvernatori i rajonit Rjazan, që ndodhet në juglindje të Moskës, Pavel Malkov, deklaroi se incidenti u shkaktua nga një zjarr që shpërtheu në fabrikë.
Megjithatë, mediat ruse ende nuk e kanë publikuar shkakun e zjarrit apo se çfarë po prodhohej në fabrikë.
Burimet zyrtare ruse nuk dhanë informacione të mëtejshme përveç numrit të viktimave.
“Njëzet persona vdiqën si pasojë e një incidenti të jashtëzakonshëm”, shkruan shërbimet lokale për raste urgjente në aplikacionin Telegram.
“134 persona janë lënduar, nga të cilët 31 pacientë janë në spitalet në Rjazan dhe Moskë, kurse 103 pacientë po marrin trajtim ambulator”, theksohet në informacionin e shërimeve për raste urgjente.



