Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka zhvilluar një takim me strukturat e këtij koalicioni në Bukoviq, ku u shpreh mbështetje e fuqishme dhe e bashkuar për ndryshimin që e meriton Saraji.
“Strukturat tona në Bukoviq janë të vendosura dhe të bashkuara. Ky unitet është garancia më e madhe se ndryshimi do të ndodhë dhe se Saraji do të marrë drejtimin që meriton,” – u shpreh Elmazi.
Ai shtoi se përmes vizionit të VLEN-it, Saraji do të bëhet një komunë moderne, me investime në infrastrukturë, arsim, zhvillim ekonomik dhe mbështetje për të rinjtë.
Takimi në Bukoviq, sipas tij, është vetëm një dëshmi e fuqisë organizative dhe vullnetit qytetar për ndryshim në të gjithë territorin e komunës.



