BallinaLAJMEBOTATrump dhe Putin takohen sot në Alaska, Shtëpia e Bardhë publikon agjendën

Trump dhe Putin takohen sot në Alaska, Shtëpia e Bardhë publikon agjendën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, pritet të zhvillojnë sot një takim historik në Alaska, i paralajmëruar prej disa javësh, me theks të veçantë në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Pas përfundimit të bisedimeve, Trump do të largohet nga Alaska në orën 17:45 me orën lokale.

Ndërkohë, Trump ka minimizuar rëndësinë e këtij takimi të parë, duke e cilësuar atë si një hap përgatitor për një samit të dytë më gjithëpërfshirës.

Lufta në Ukrainë, e nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022 me një sulm në shkallë të plotë, mbetet çështja kryesore në rendin e ditës. Gjatë fushatës së tij presidenciale, Trump ka premtuar vazhdimisht se do ta përfundonte shpejt këtë konflikt dhe ka shprehur bindjen se një marrëveshje paqeje mes Putinit dhe Zelenskyt është e arritshme.

I pyetur nëse do të pranonte një reduktim të pranisë së trupave të NATO-s në Evropë si pjesë e një marrëveshjeje me Rusinë, Trump u shpreh se një propozim i tillë ende nuk i është paraqitur.

Lajme te lidhura

spot_img