BallinaLAJMEAli Ahmeti përgëzon Qëndrim Rijanin për suksesin në Festivalin Veror të Splitit

Ali Ahmeti përgëzon Qëndrim Rijanin për suksesin në Festivalin Veror të Splitit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përgëzuar regjisorin shqiptar Qëndrim Rijani për premierën e shfaqjes “Jul Cezari” në Festivalin Veror të Splitit në Kroaci, duke e cilësuar si një sukses të madh artistik dhe kulturor përtej kufijve.

Ahmeti ka vlerësuar qasjen e guximshme regjisoriale dhe aktualizimin e një klasiku të Shekspirit në një kontekst të njohur për publikun e sotëm, duke e parë këtë si dëshmi të fuqisë së artit për të sfiduar mendimin dhe për të frymëzuar debat.

“Ju falënderoj që me veprën tuaj po e bëni kulturën shqiptare të njohur dhe të respektuar në skenat ndërkombëtare. Ju uroj suksese të tjera edhe më të mëdha në projektet që keni përpara”, ka shkruar Ahmeti.

Sipas tij, rrugëtimi artistik i Rijanit është frymëzim për shumë të rinj dhe një pasuri për kulturën shqiptare.

Lajme te lidhura

spot_img