BallinaLAJMEBOTATrampi do të jetë nikoqir i liderëve të Azerbajxhanit dhe Armenisë në...

Trampi do të jetë nikoqir i liderëve të Azerbajxhanit dhe Armenisë në ceremoni zyrtare për nënshkrim të një marrëveshjeje paqësore

Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se sot do të jetë nikoqir i liderëve të Azerbajxhanit dhe Armenisë në një “ceremoni zyrtare të nënshkrimit të një marrëveshjeje paqësore” në Shtëpinë e Bardhë.

Në një publikim në profilin e tij në rrjetet sociale, Truth Social, Trampi gjithashtu tha se SHBA-ja do të nënshkruajë edhe marrëveshje ekonomike dypalëshe me të dy vendet.

Të dy vendet, të cilat fituan pavarësinë nga ish-Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, kanë qenë të bllokuara në një mosmarrëveshje të gjatë që nga vitet 1980, kur Nagorno-Karabahu, një rajon i Azerbajxhanit i banuar kryesisht nga armenë etnikë, u nda nga Azerbajxhani me mbështetjen e Armenisë.

Azerbajxhani e ktheu territorin në vitin 2023, duke detyruar më shumë se 100.000 armenë etnikë nga rajoni të iknin në Armeni.

Lajme te lidhura

spot_img