BallinaLAJMEVala e të nxehtit përfshin vendin – rekomandime për mbrojtje nga temperaturat...

Vala e të nxehtit përfshin vendin – rekomandime për mbrojtje nga temperaturat e larta

Prej sot deri më 13 gusht, sipas parashikimit të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ditore të cilat në disa rajone mund të arrijnë deri në 39 gradë Celsius, derisa Ministria e Shëndetësisë apelon për respektimin e rekomandimeve të përgjithshme për të mbrojtur popullatën nga temperaturat e larta.

Qytetarët të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, në dhoma të freskëta, veçanërisht në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00, propozon Ministria, si dhe të pinë lëngje të mjaftueshme, të shmangin alkoolin dhe pijet me sheqer.

“Kushtojini vëmendje fëmijëve, persona të moshuar, personave me sëmundje kronike dhe grave shtatzëna – këto grupe janë veçanërisht të ndjeshme ndaj temperaturave të larta, në rast të simptomave të tilla si marramendje, dhimbje koke, të përziera ose puls të shpejtë – kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore, anuloni aktivitetet në ambient të hapur gjatë pjesës më të nxehtë të ditës dhe siguroni kushte mikroklimatike (dhoma të ftohta me temperaturë deri në 25 gradë Celsius) në vendin e punës dhe në shtëpi”, rekomandojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Prej atje potencojnë se me kujdes e ndjekin gjendjen në bazë ditore dhe se do të veprojnë konform me vlerësimet dhe nevojat.

Lajme te lidhura

spot_img