Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ofrojnë shpërblim prej 50 milionë dollarë për informacione që çojnë në arrestimin e presidentit të Venezuelës Nikolas Maduro, deklaroi dje prokurorja e përgjithshme e shtetit, Pem Bondi.
Në një video të postuar në “X”, Bondi akuzon Maduron për bashkëpunim me grupe, përfshirë bandën e burgjeve venezuelase Tren de Aragua dhe kartelin e drogës Sinaloa.
Sipas Departamentit amerikan të shtetit, SHBA-ja më parë kishte ofruar një shpërblim prej 25 milionë dollarë për informacion eventual lidhur me Maduron.



