OKB-ja kundërshton fuqishëm zgjerimin e ofensivës izraelite në Rripin e Gazës, publikoi DPA, duke cituar deklaratën e mbrëmshme të zëvendës-zëdhënësit të OKB-së, Farhan Hak, në Nju- Jork.
“Ne jemi kategorikisht kundër çdo përshkallëzimi të konfliktit”, tha Hak. “Kjo është tashmë jashtëzakonisht shkatërruese”, shtoi zëvendës-zëdhënësi i OKB-së.
Sipas Hak, konflikti ka shkaktuar tashmë “më shumë se 60.000 viktima” në luftimet gati dy vjeçare.
“Ekziston mundësi për vuajtje të mëdha njerëzore, përfshirë urinë e mundshme, e cila mund të përkeqësohet nëse konflikti përshkallëzohet”, shtoi zëdhënësi.
Komentet e tij erdhën pasi kabineti i sigurisë i Izraelit u mblodh për të diskutuar hapat e mëtejshëm në luftën në Rripin e Gazës.
Kabineti izraelit i sigurisë miratoi këtë mëngjes një plan për të pushtuar qytetin e Gazës, gjë që shënon një përshkallëzim të ri në ofensivën 22-mujore të Izraelit.



